OEMVP: Puntori për prezantimin e mundësive nga Agjencia kombëtare për zhvillimin e komunitetit të biznesit

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore në bashkëpunim me Agjencinë kombëtare për programe arsimore evropiane dhe mobilitet organizuan sot një puntori ku prezantuan programin “Erazmus plus 2014-2020” dhe iniciativat evropiane “Europas”, “Evridika” eTvining, Eurogajdens, Eurodesk dhe EKVET, si dhe të gjitha mundësitë e ofruara nga Agjencia kombëtare për zhvillimin e komunitetit të biznesit.

Programi i ri i Bashkimit Evropian “Erasmus Plus” zbatohet që nga janari i vitit 2014 dhe është një program i udhëhequr nga Komisionit Evropian, i fokusuar në arsim, trajnim, rini dhe sport.

Përfaqësues të Agjencionit theksuan se krijimi i mundësive të reja për edukim dhe përvetësim të njohurive dhe shkathtësive për bizneset, do të ngelet prioritet i agjencisë së tyre, ndërsa programi në fjalë është një mundësi e shkëlqyer që do të kontribuojë në zhvillimin e komunitetit të biznesit.

Nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore thane se këto programe do të mundësojnë rritjen e nivelit të arsimit, përvojës dhe shkathtësive në mesin e kompanive, e cila në të njëjtën kohë do të rezultojë me një konkurrencë më të madhe në menaxhimin e burimeve njerëzore. Kjo do të thotë potencial më i madh dhe një bazë e mirë për zhvillimin e vendit, që është edhe qëllimi jonë kryesor.

Me zbatimin e programit “Erazmus plus” në Republikën e Maqedonisë, sigurohet mbështetje më e madhe në arsim, trajnim, te të rinjtë dhe sport. “Erasmus plus” kontribuon në përmirësimin e kapaciteteve institucionale, si dhe zhvillimin personal dhe profesional të të gjithë faktorëve në fushën e biznesit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button