Mbyllja e Jugohromit, për të mirën e qytetarëve apo për shkak të zgjedhjeve?! (VIDEO)

Në debatin e mbrëmshëm “10 Minuta” në TV21, Arianit Xhaferi shprehu skepticizmin e qytetarëve rreth mbylljes së Jugohromit, pikërisht që vendi po shkon drejt zgjedhjeve parlamentare. Por ministri i ambientit jetësor, Bashkim Ahmeti tha se mbyllja e Jugohromit nuk është vonuar dhe e njëjta nuk është bërë për shkak të zgjedhjeve. Sipas tij mbyllja e Jugohromit është një fitore e përbashkët e të gjithëve, që u angazhuan tashmë një kohë të gjatë, transmeton Portalb.mk.

“Mbyllja e kombinatit Jugohram si rezultat i vendimit që inspektorati i mjedisit jetësor e bëri ditën e djeshme është një lajm i mirë për të gjithë qytetarët e Tetovës dhe kjo është fitore jo vetëm e një ministri, e një subjekti por është një fitore e përbashkët e jona. Dhe mua më gëzon fakti që ky vendim është pranuar sot qysh herët në mëngjes edhe nga kombinati Jugohrom, i cili shpresoj që ti realizojë edhe obligimet e veta për vendosje të filtrave për vazhdim eventual të punës ndonjëherë.”-tha ministri Ahmeti.

“Edhe zogjtë e malit, që po pakësohet dita ditës e ndjejnë se kjo mbyllje është për shkak të zgjedhjeve. Do të doja ta besoj që do të jetë ndryshe… dua të vërtetohem se nuk do të hapet edhe një herë pa vënien e filtrave siç ndodhi rasti më 1 mars të vitit që po lëmë pas. Jugohrom u mbyll edhe më 31 dhjetor dhe ngeli i mbyllur për dy muajt e parë të vitit 2016 por u rihap përsëri… Duam të dimë se a do ta mbikëqyr inspektorati ekologjik Jugohromin që gjatë kohës që ka ndërprerë prodhimin të vazhdojë me procesin e vendosjes së filtrat? Sepse ajo që mund të ndodh është që të kalojnë zgjedhjet dhe pas zgjedhjeve të rihapet përsëri Jugohromi due përsëri ne në vjeshtë të vitit të ardhshëm të kemi të njëjtat probleme me të njëjtin ndotës…”-u shpreh aktivisti i Eco-Guerillas, Xhaferi.

Sipas ministrit Ahmeti, pretendime të tilla mund të lindin vetëm nga mungesa e njohurive të ligjeve. Pasi sipas tij, vendimi i qeverisë për t’I dhënë Jugohromit afat është marrë shumë kohë më parë, ndërsa vendimi për mbyllje menjëherë pas skadimit të këtij afati.

Në pyetjet e gazetarit: A ndjeni nevojë të kërkoni falje tetovarëve se nuke keni mundur,këto kanë qenë mundësitë tuaja dhe e keni bërë këtë, ndoshta me vonesë por e keni bërë? Prej vitit 2013 është dyfishuar numri i personave të prekur nga kanceri, a “i mbani në qafë” këto njerëz pasi tërë ministrat ishin të BDI-së? ministri insistoi me përgjigjet se vendimi i inspektoriatit vjen ditën e parë pas skadimit të afatit që qeveria ia kishte dhënë Jugohromit për vendosje të filtrave dhe njëherit garantoi se nuk do të hapet pa i vendosur filtrat.

Ministri Ahmeti poashtu sqaroi se Jugohrom respektoi vendimin, andaj nuk do të dënohet dhe u zotua se do të punohet në trajtimin e problemit me punëtorët e Jugohromit.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button