Filloni edicioni i 10-të i FNT “Skupi Festival”

Me komedinë “Shërbëtori i dy zotërinjve” të Karlo Goldonit, në regji të Kushtrim Bekteshit dhe performancës së Teatrit profesional të Prizrenit, sonte në kinemanë “Frosina” do të fillojë edicioni i 10-të jubilar i “Skupi festival”.

Ky manifestim ndërkombëtar do të mbahet deri më datën nëntë të këtij muaji në Qendrën kulturore për të rinj – Shkup.

Krahas komedisë “Shërbëtori i dy zotërinjve”, vizitorët do të mund t’i shohin edhe gjashtë shfaqje “Fshikëzat” të kompanisë “Pangar nga Stambolli, “Pagjumësia” të MIT FAKTORI nga Praga, “Ata hyjnë pa trokitur” të Teatrit të ditës nga Tirana, “Vampiri” të Teatrit dramatik “Nikolla Vapcarov” nga Bllagoevgradi dhe “Para se të vdesësh” të Stereo Akt nga Budapesti. Festivalin do ta mbyll shfaqja “Jozefina” e teatrit të pavarur Shalivate nga Brukseli.

Gjatë festivalit do të promovohet edhe monografia e publikuar me rastin e 10-vjetorit të festivalit.

FNT “Skupi festival” mbështetet nga Ministria e Kulturës dhe Këshilli i Qytetit të Shkupit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button