Objekti i USHKM vazhdon të ndërtohet, kurse ai i UNT i mbushur me mbeturina!

Universiteti i ri “Nënë Tereza”  filloi të funksionon më 27 tetor përkohësisht në hapësirat e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë , dhe të njëjtit iu nda hapësira e ish kazermës, ku njëherë u premtua se së shpejti do të fillojnë ndërtimet për objektin e këtij Universiteti, por ky afat u shty pasi që nga MASH thonë se punimet pritet të fillojnë në vitin 2017.

Tani në këtë hapësirë nuk është bërë asgjë pos që janë hedhur mbeturina të shumta dhe si duket kjo pjesë e qytetit po shndërrohet në një deponi mbeturinash të cilat vetëm sa shkojnë e shtohen.

Ish kazerma Ilinden
Ish kazerma Ilinden
Ish kazerma Ilinden
Ish kazerma Ilinden

Ndryshe nga këto pamje të  ish kazermës Ilinden,  në hapësirat e Universitetit të Shën Kirilit dhe Metodit, tani më një kohë kanë filluar ndërtimet e dy objekteve për fakultetin e shkencave të informatikës, kompjuteri dhe inxhinierisë, si dhe për fakultetin e edukatës fizike.

Në këto fotografi të realizuara nga Portalb shihet se po punohet në mënyrë intensive në ndërtimin e objektit, ndryshe nga ndërtimi i objektit për Universitetin e ri shqiptar në Shkup.

Objektet në USHKM
Objektet në USHKM
Objektet në USHKM
Objektet në USHKM

Themelimi i Universitetit “Nënë Tereza” është demagogji politike, respektivisht marketingu politik parazgjedhor i partisë në pushtet, thonë partitë politike opozitare. Në fakt nuk është bërë ndonjë hulumtim që do të shpinte në përfundimin se është i nevojshëm themelimi i një universiteti të ri. Sepse në terren dëshmohet se ka mungesë të studentëve që do të studiojnë në këtë universitet, kuadrit që do të ligjërojë dhe një objekti të veçantë, ku do të realizohet viti akademik, kushte këto bazë për funksionimin e një universiteti, shkruan analiza e Portalb.mk dhe NovaTV.

Ish kazerma Ilinden
Ish kazerma Ilinden
Ish kazerma Ilinden
Ish kazerma Ilinden

Skandaloz gjithashtu është edhe buxheti i universitetit “Nënë Tereza” për vitin akademik 2016-2017, cili do të jetë vetëm 10 milion denarë. Këto janë shifrat që janë paraparë në rishikimin e buxhetit qendror.

Sa për ilustrim, Universiteti i Shtipit dhe Manastirit do të marrin përafërsisht shumat e njëjta me ato të viteve të kaluara  qe kap shumën e 4 milion e 100 mijë euro, apo rreth 251 milion e gjysmë denarë, që krahasuar me atë që i është ndarë Universitetit Nënë Tereza, është një shumë tejet e lartë. Përveç se me mungesën e objektit adekuat si duket Universiteti i ri shqiptarë do të ballafaqohet edhe me krizë financiare.

LEXO MË SHUMË:

UT ngelet pa ‘hise’ në ish kazerëm e Ilindenit!

Mexhiti: Kazerma “Ilinden”, zgjidhje afatgjate për USHT-në

Objekti i ri i USHT-së, një zgjidhje afatgjate?

Do të ndërtohen dy fakultete në stilin barok?

Fenomeni USHT: Studentët dhe filloristët bashkë! (Foto)

Arshinet e dyfishta: realiteti i USHT dhe Shën Kirili dhe Metodit

Komuna Çair: Po përpilojmë planin për USHT

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button