Erdogan: Turqia më e lirë se disa shtete të BE-së

Kryeministri i Turqisë ka thënë për Al Jazeera se vendi i tij është më i lirë se disa shtete të BE-së, në një intervistë të mbajtur në të njëjtën ditë ku demonstruesit u përleshën me forcat speciale të policisë në Stamboll rreth kufizimeve të reja në Internet.

Në një intervistë të shtunën, Rexhep Tayip Erdogan duke iu referuar reagimit të ashpër të qeverisë së tij ndaj protestave të vitit të kaluar mbi planet për Gezi Park në Stamboll, ka thënë se edhe qeveritë e Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe do të kishin reaguar në të njëjtën mënyrë.

Komentet e tij erdhën pas protestave në rrugët e Stambollit, këtë herë për një ligj të ri të nënshkruar  mbi internetin.

“Turqia është pothuajse më e lirë se disa shtete të Bashkimit Evropian,” tha Erdogan për Al-Jazeera-në. “Kur ju i referoheni ngjarjeve në Gezi Park, pse nuk i shikoni ngjarjet në Frankfurt, Hamburg? A e keni parë atë që bëri policia atje?”

“Pse nuk shikoni se çfarë ndodhi  në Angli?”

Qindra njerëz u plagosën në trazirat kundër masave shtrënguese në Hamburg dhe Frankfurt. Në Londër në vitin 2011, policia speciale shpërndau protestat pasi turmat mbushën rrugën për të protestuar vrasjen e një njeriu nga ana e policisë. Shumë protestues ishin dënuar me dënimin më të rëndë të lejuar me ligj.

“Unë nuk jam duke thënë se dy gabime e bëjnë një të drejtë. Unë po ju paraqes juve me shembuj,” tha Erdogan. “Ne jemi kundër dëmeve të bëra në pronat publike. Detyra jonë është të vendosim paqen dhe rendin.”/ mesazhi

Lajme të ngjashme

Back to top button