Qytetarët dolën kundër shkatërrimit të Vodnos

Qindra qytetarë sot dolën në përkrahje të iniciativës qytetare duke e realizuar marshin protestues me anë të së cilit përcillej mesazhi i tyre: Të shpëtohet vendbanimi Vodno nga urbanizimi.

Gjithashtu me këtë kërkesë thonë organizatorët, do të ruhet ambienti dhe ajri i pastër.

“Ju bëjmë thirrje të gjithëve që së bashku ta shprehim brengosjen dhe jo-pajtueshmërinë ndaj shkatërrimit të përshpejtuar, prerjes së drunjve dhe urbanizimin e tepruar me ndërtimin e shtëpive dhe objekteve të tjera në malin e Vodnos” thanë sot organizatorët.

Më tej ata u shprehën se duan ta shpëtojnë këtë vend malor nga personat e papërgjegjshëm të cilët për motive përfitimi janë duke e shkatërrua natyrën dhe ndërtojnë në këtë lokacion.

“Në këtë kohë kur kemi ndotje masive të ajrit duhet të gjithë ta kemi prioritet ti shpëtojmë ‘mushkëritë e bardha’ të Shkupit” thuhet në apelin e organizatorëve. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button