Shoqata “Illyricum Libertas”, reagon ndaj arrestimeve gjatë protestave në Prishtinë

Shoqata “Illyricum Libertas”, është duke ndjekur me vëmendje protestat paqësore të studentëve të Universitetit të Prishtinës dhe të shoqërisë civile që është solidarizuar me ta.

“Jemi të shqetësuar në lidhje me intervenimet e dhunshme të forcave policore të Kosovës kundër vëllezërve të tyre studentë po të Kosovës. Kërkojmë nga SHPK që të mos përfshihet në dhunë policore qeveritare kundër ardhmërisë së kombit, studentëve universitarë”, thuhet në komunikatën e kësaj shoqate.

Kjo shoqatë, kërkojmë lirimin e menjëhershëm dhe të pakusht të aktivistit të njohur të shoqërisë civile njehe rit drejtor i Kipred, Ilir Deda, anëtarit e aktivistit të Lëvizjes Vtëvendisje, Yll Hoxha si dhe çdo studenti apo qytetari të vetëm të arrestuar.

“Mbajtja e mëtutjeshme në burg e dy aktivistëve të njohur shqiptarë është në kundërshtim të plotë me logjikën demokratike, ligjore dhe njerëzore të funksionimit të një demokracie evropiane. Mirëpresim vendimin e rektorit Gashi dhe prorektorit Bexheti për dorëheqje të parevokueshme nga postet e tyre”, thuhet në reagimin e Shoqata “Illyricum Libertas”.

Lajme të ngjashme

Back to top button