Ne do të humbim e dashur

Ne do të humbim e dashur
Do të humbin
Bota pas nesh do të ekzistojë
Po seksi që bëmë tani me dymbëdhjetë orgazma
Do të ruhet në analet e Tokës
Që na lindi vetë pa kërkesën tonë

Ne do mund të jemi flutur a dinozaur në vrapim
Apo robot që pa dashje gabon
Dhe e prish harmoninë e Universit
Do të mund të harxhohemi në krah e duar të tjera
Por kështu s’do kemi fatin te luhatemi një ore e njëzetë minuta
Duke e lodhur gjuhën dhe fijet e mishit poshtë
Duke i terur dhe lagur përsëri

Ne do të humbim
Do të ikim e dashur nga kjo Botë hileqare
Nga kjo Botë me gjarpërinj e marimanga
Me ndërtesa qindkatëshe e me fëmijë që vdesin çdo ditë në Afrikë

Ne do plakemi e dashur një dite
E do të ikim siç ikën Hitleri e Merlin Monro
Siç iku Nena Tereze dhe fëmija i Kosovës në luftë
E s’do kem fatin të lexoj mistere e barcoleta
Tek Gazeta Express
As kënge të Redon Makashit më

S’do jem më afër frymës tënde
Afer shpinës lakuar me vithe nga unë
Afër këtij shtrati që duroi klithmat e bërtimat e tua
Si në filma Italianë

Unë vërtetë besoj në reinkarnim por jo si ky poeti
Që të lau me djersë afër barkut hënor
Afër asaj vrime me fleta
Që më shikon e enjtur nga lotët e krypur
Sikur më thotë vdis këtu e mos jeto më
Mos jeto
Jo mos jeto më

Ne do të humbim e dashur
Do të humbim
Ah sa dua të të puth dhe njëherë

Autor: Fatos Rushiti

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button