Ukrainë: Hetime kundër OJQ-së që mori pjesë në protesta

Një organizatë joqeveritare në Ukrainë thotë se Ministria e brendshme e këtij vendi e ka hapur një hetim penal kundër saj, duke e akuzuar për pastrim të parave.

Grupi Qendra UA, që vetveten e përshkruan si “pjesëmarrës aktiv” në protestat aktuale kundër qeverisë në kryeqytetin Kiev, ka njoftuar sot se javën e kaluar, policia i ka marrë në pyetje së paku 10 njerëz të ndërlidhur me këtë OJQ.

Shefi i kësaj organizate, Oleh Rybachuk, e ka dënuar këtë hetim policor si “vazhdim i represionit sistematik të autoriteteve kundër shoqërisë civile” në Ukrainë.

Grupi thotë se pjesëtarët e tij kanë bërë fushatë aktive kundër korrupsionit dhe cenzurës.

Nuk ka pasur komente të menjëhershme nga autoritetet e Ukrainës lidhur me këtë rast.

Lajme të ngjashme

Back to top button