Arabi, zjarri në hotel, 15 pelegrinë humbin jetën

Të paktën 15 persona humbën jetën, ndërsa 130 u plagosën në një zjarr që përfshiu një hotel të përdorur prej pelegrinëve myslimanë në qytetin e shenjtë saudit të Medinës, informuan të dielën mediat shtetërore.

Zjarri nisi mbrëmjen e së shtunës dhe shtetësia e viktimave është ende e panjohur, pasi hoteli priste mbi 700 persona.

Për myslimanët, Medina është qyteti i dytë i shenjtë pas Mekës.

Në Medinë ndodhet varri i Profetit Muhamed dhe vizita në Medinë është pjesë e pelegrinazhit të Haxhit.

Zjarri u vendos nën kontroll në orët e para të së dielës dhe të mbijetuarit janë zhvendosur në hotele të tjera të qytetit.

Ndërkohë, autoritetet kanë nisur një hetim në lidhje me arsyen e nisjes së këtij zjarri. / Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button