Kontigjent i ri i policisë çeke në kufirin e Maqedonisë

Kontingjent i ri prej 55 pjesëtarëve të policisë çeke do të sistemohen në Maqedoni dhe Serbi në suaza të misionit për ndihmë në sigurimin e kufirit lidhur me krizën migruese njoftoi Agjencia çeke e lajmeve – CTK.

Udhëheqësi i policisë çeke Tomash Tuhi, dje me rastin e dërgimit të kontingjentit, theksoi se policët të cilët kthehen nga ky mision fitojnë përvojë e cila është e rëndësishme për Republikën Çeke për ballafaqim me kërcënimet bashkëkohore të sigurisë.

“Pas përkeqësimit të krizës së sigurisë në Evropë si pasojë e emigrimit ilegal dhe sulmeve terroriste që ndodhën në disa vende të BE-së, nevojitet që policia çeke të përgatitet për format e reja të kërcënimit”, tha Tuhi.

Ambasadorët e Maqedonisë dhe Serbisë në Pragë Paskal Stojçeski dhe Vera Marviq i shprehën falënderim policisë çeke për mbështetjen e tyre.

Zakonisht, policët çek u ndihmojnë kolegëve të tyre në vëzhgimin e kufirit, përmes zbatimit të kontrolleve të sigurisë dhe kontrollin e automjeteve.

Këto misione të huaja policia çeke i filloi vitin e kaluar kur ka ndodhur vala e madhe e emigrantëve. Deri tani 12 misionet e zbatuara morën pjesë mbi 400 pjesëtarë të policisë të cilët kanë qenë të sistemuar në Maqedoni, Greqi, Hungari dhe Slloveni, vendet të cilat gjenden përgjatë rutës ballkanike të emigrantëve.

Pesë ekipe të policisë çeke veçmë janë sistemuar në Maqedoni ndërsa për herë të parë një ekip do të dërgohet dhe do të operojë në Serbi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button