Përsëri muzikë maqedonase në radio: Ministria e Kulturës e hoqi ndalesën e MDMA-së

Ministria e Kulturës kumtoi se ka sjellur vendim për ndalimin e kryerjes së vendimit të Kuvendit të MDMA-së me të cilën ndalohet emetimi i veprave muzikore autoriale nëpërmjet emetimit radiodifuziv sepse është vlerësuar se nuk është në pajtim me dispozitat e Ligjit për të drejta autoriale dhe të drejtat e lidhura.

“Ministria e Kulturës, në pajtim me kompetencën e saj ligjore të konfirmuar me Ligjin për të drejtën autoriale dhe të drejtat e lidhura, pas kontrollit të kryer mbi Vendimin e Kuvendit të MDMA-së nr. 493-1-0201 nga data 19.09.2016, solli Vendim  për ndalimin e kryerjes së Vendimit të Kuvendit  të MDMA -së me të cilën ndalohet emetimi i veprave muzikore autoriale nëpërmjet emetimit radiodifuzov. Nga kontrolli i Ministrisë së Kulturës mbi Vendimin e Kuvendit të MDMA-së është konstatuar se Vendimi nuk është në pajtim me dispozitat e Ligjit për të drejta autoriale dhe të drejtat e lidhura”, qëndron në kumtesë.

Në pajtim me nenin 157 paragrafi 1 i Ligjit, theksohet, derisa në zbatimin e kontrollit mbi aktet e organizimit për menaxhim kolektiv Ministria e Kulturës vlerësoi se akti i përgjithshëm ose individual nuk është në pajtim me Ligjin, statusin, përkatësisht marrëveshjen për themelim, me vendim ta ndalojë nga kryerja e detyrës dhe do të sjellë procedurë para gjykatës kompetente për vlerësim të ligjshmërisë së aktit.

Vendimi i Ministrisë me të cilën vendimi i MDMA-së ndalohet nga kryerja hyn në fuqi me ditën e sjelljes.

“Në këtë rast edhe njëherë përkujtojmë se autorët e veprave muzikore kanë të drejtë përmes organizimit adekuat për menaxhim kolektiv ose individual  të ndalojnë shfrytëzim të veprave të tyre, por në mënyrë  dhe nën kushte  të cilat janë në pajtim me Ligjin për të drejtë autoriale dhe të drejta të lidhura”, qëndron në kumtesën e Ministrisë së Kulturës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button