Ja çfarë thotë Zaev për deklaratën e Ahmetit për votat e shqiptarëve

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, sot tha se nuk do ta komentojë deklaratën e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, se Zaev nuk ka nevojë që të “gjuajë” vota të shqiptarëve, pasi që siç tha ai, BDI dhe partitë tjera kanë agjendat e tyre, njofton Portalb.

Zaev njoftoi se LSDM, në kongresin e partisë, të dielën do t’i publikojnë listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Ai theksoi se po bëhen bisedime me partnerët e koalicionit.

“Listat e kandidatëve do t’i deklarojmë më 6 nëntor, të dielën, në ditën për kur është caktuar kongresi i partisë. Gjatë bisedimeve me partnerët e koalicionit, vëmendje më të madhe i përkushtojmë takimit me qytetarët, të cilët do të jenë pjesë e listave. Tani për tani, nuk dua që të jap detaje shtesë”, ka deklaruar Zaev. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button