Blu nxjerr në treg telefonin Life Pure Mini

Kompania Blu ka krijuar një numër telefonash inteligjentë që kanë sistemin operativ Android. Në dhjetor të 2013, Blu lançoi telefonin e tij të quajtur Life Pure. Kjo pajisje kishte ekran 5 inç me densitet 441 pixelë.

Kompania ka njoftuar për daljen e një pajisje tjetër që pritet të lansohet. Telefoni i ri inteligjent quhet Life Pure mini. Është bërë me material polikarbonati duke përdorur teknologjinë e CNC. Telefoni është 8.9mm i hollë dhe ka një bateri të brendshme 3000 mAh. Bateria mund të qëndrojë deri në 35 orë.

Ky telefon mini ka ekran HD 4.5 inç me rezolucion 326 ppi. Ekrani është i hollë gjithashtu. Kamera përpara ka rezolucion 8 MP, ndërsa kamera prapa ka rezolucion 2 MP dhe mund të regjistrojë pamje në full HD. Ka një procesor 1.5 GHz me katër bërthama.

Gjithashtu ka të integruar rrjetin 4G. Karta e brendshme është 16 GB dhe Ram 1 GB. Rezolucioni i ekranit është 720 x 1080. Ka edhe sistemin operativ Android 4.2 Jelly Bean. Telefonin mund ta gjeni vetëm në SHBA për 249 dollarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button