(FOTO) Dizajnerja shqipëtare sjellë kreacionet e saj në fundjavën e modës në Shkup

Flora Elezi është 23 vjeçarja nga Shkupi, e cila solli dje kreacionet e saj më të fundit në fundjavën e modës në Shkup njofton Portalb.mk.

Dizajnerja e lindur në Paris, për portalin Portalb tha se ishte shumë me rëndësi për të që ta organizojë këtë sfilatë në Maqedoni, për shkak të origjinës së prindërve të saj dhe sepse Maqedonia është vendi ku ajo dëshiron që të promovojë kreacionet e saj dhe të bashkojë kulturat e Parisit dhe Shkupit.

dsc_9368

dsc_9430

Inspirimi për të dizajnuar modele të ndryshme dhe jo të zakonshme i lindën që nga fëmijëria dhe planifikon të vazhdon të veprojë në Maqedoni dhe të sjellë kreacione të cilat do të jenë unike.

dsc_9255

Ajo merr pjesë në ngjarjet e modës në Maqedoni për herë të tretë dhe potencoi se është kënaqësi që modelet shqipëtare dhe maqedonase ti bashkojë përmes kreacioneve të saj, gjë të cilën e bëri edhe kësaj radhe. Ajo që e bëri edhe më të veçantë këtë ngjarje ishte se modelet kishin edhe performancë më të ndryshme nga sfilatat e zakonshme, të ecin zbathur dhe të plasin tullumbace gjatë performimit.

dsc_9337

Flora në të ardhmen planifikon që të hap edhe shkollën e saj për dizajn dhe modë në Shkup dhe tha se do të sjell më shpesh sfilata ku kreacionet e saj do të shihen edhe më shpesh në tregun tonë.

dsc_9432

dsc_9126

dsc_9417

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button