Ali Ahmeti kërkon 3 milionë, Musa Xhaferi 2.5 milionë denarë dëmshpërblim nga Bogoeski

Ali Ahmeti kërkon 3 milion denarë, ndërkaq Musa Xhaferi 2.5 milion denarë si dëmshpërblim pas deklaratës së ish shefit të DSK-së, Sllobodan Bogoeski, sipas së cilës ka thënë se funksionarët e tanishëm dhe të mëparshëm, në vitin 2005 u është paguar ryshfet për rastin “Magjar Telekom”, raporton Portalb.

Ahmeti dhe Xhaferi sot nuk janë paraqitur në seancë gjyqësore, për rastin në fjalë.

Avokati mbrojtës, Valentin Zafirov tha se kjo procedurë e ka historikun e saj dhe se këto padi janë ngre në interes të fushatës aktuale politike- për zgjedhjet.

“Nëse do të donin që në kohë të fillonte procedura edhe padia do të duhej të bëhej në kohë dhe lënda do të kryhej. Paditësit në njërën lëndë kërkojnë 3 milion denarë dhe në të dytin 2.5 milion denarë. Kjo është për shkak se bëhet një procedurë tjetër në gjykatën e SHBA-së dhe tentojnë që me anë të padive ta amortizojnë”, deklaroi avokati Zafirov.

Ndryshe, Bogoeski ka paralajmëruar se do të ngre padi kundër atyre që kanë ngre padi, sepse, siç thotë ai, në përputhje me legjislacionin e Maqedonisë dhe SHBA-së për padi, nuk është e lejuar dhe se e njëjta vlerësohet si presion ndaj dëshmitarëve.

Komisioni Amerikan i Letrave me Vlerë, thotë se drejtorët ekzekutiv të “Magjar Telekomit”, me marrëveshje të falsifikuara i kanë korruptuar funksionarët në vitet 2005 dhe 2006. Sipas dëshmisë së Bogoevskit, Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi kanë marrë ryshfet prej 2.5 milionë eurove./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button