BE dhe Kanadaja nënshkruan marrëveshjen për tregti të lirë

Bashkimi Evropian (BE) dhe Kanadaja kanë nënshkruar të dielën në Bruksel Marrëveshjen gjithëpërfshirëse ekonomike dhe tregtare (CETA), duke hapur rrugën e heqjes së doganës për thuajse të gjitha prodhimet në tregtinë e ndërsjellë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Marrëveshjen e kanë nënshkruar kryeministri kanadez, Jurint Trudeau, presidenti i Këshillit Evropian dhe Komisionit Evropian, Donald Tusk dhe Jean-Claude Juncker dhe kryeministri sllovak, Robert Fico, vendi i të cili ka presidencën e radhës të BE-së. Për të hyrë në fuqi marrëveshja duhet të aprovohet nga 28 vendet anëtare.

“Gjërat e vështira janë të rënda, por arritëm t’i zgjidhim”, tha Trudeau, i cili refuzoi të prononcohet për mediat. Marrëveshja është nënshkruar pas disa javëve të pasigurisë për shkak të kundërshtimit të autoriteteve të krahinës belge Valonisë.

Për shkak të asaj se Valonia nuk aprovoi nënshkrimin e planifikuar të marrëveshjes, Qeveria federale e Belgjikës nuk mori autorizimin e nevojshëm. Kjo shkaktoi anulimin e nënshkrimit të marrëveshjes, negociatat e të cilave zgjasin me vite.

Të enjten, më 27 tetor, disa administrata rajonale belge lejuan nënshkrimin e marrëveshjes për tregti mes BE-së dhe Kanadasë, ku më pas u vendos të organizohet samiti.

Njëkohësisht, para godinës së Këshillit Evropian rreth 250 persona protestuan kundër nënshkrimit të marrëveshjes. Një grup protestuesish hynë në godinën e Këshillit, ndërsa pjesëtarët e forcave të sigurisë arrestuan 16 persona.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP