Greqia kërkon anulim të vendimit për prishjet e banesave në Himarë

Ministria e Jashtme e Greqisë reagoi për shembjet e 19 banesave në Himarë.

Sipas Athinës zyrtare “autoritetet duhet të anulojnë vendimin për shembjen dhe të konsultohen me banorët për planet e urbanizimit të qytetit”.

“Mbrojtja e të drejtës së pronës dhe të minoritetit është pjesë e 5 kritereve për hapjen e negociatave të Shqiperisë për anëtarësim në Bashkimin Europian”- shkruhet në reagimin zyrtar të Ministrisë së Jashtme greke.

Prishja e ndërtesave e disa bizneseve do të bëhet në kuadër të projektit të bashkisë për ndërtimin e shëtitores.
Banorët e Himarës kanë protestuar kundër prishjes së disa banesave që ka në projekt bashkia e këtij qytetit.

Ata i kanë bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të anuloje vendimin dhe të mos lejojë shembjen e godinave të banimit, shkruan Lapsi, përcjellë Klan Kosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button