Shkup, prezantohen pesë pikat e platformës së BDI-së

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti, ka kërkuar mandat të përhershëm për Prokurorinë Speciale. Ndonëse deputetët e partisë së tij në fillim të këtij muaji nuk mbështetën project/ligjin për zgjatjen e afatit të PSP-së, Ahmeti në tubimin e mbajtur sot në Çair, ka deklaruar se Prokurorisë speciale duhet t’i jepet mandat i përhershëm për të zbardhur të gjitha dilemat që kanë të bëjnë me drejtësinë, njofton Alsat-M.

“Në kuadër të funksionimit të shtetit të së drejtës duhet pa hezitim, pa frikësim ti jepet mandat i përhershëm Prokurorisë Speciale e tërë kjo storie një herë e përgjithmonë në rrugë ligjore le të pastrohet sepse asgjë nuk duhet të lënë dyshimeve ,asgjë nuk duhet të lënë në harresë , gjithçka le të sigurohet , gjithçka le të pastrohet”, deklaroi Ali Ahmeti,kryetar i BDI-së.

Para të rinjve të BDI-së, Ali Ahmeti, shpalosi edhe pikat kryesore të platformës me të cilën partia e tij do të kërkojë votën e qytetarëve më 11 dhjetor. Ai tha se BDI-ja, do të angazhohet për barazi të plotë ekonomike, vendimmarrje konsensuale dhe për integrimin e vendit në BE dhe NATO. Në këtë tubim, kreu I integristëve nuk harroi të përmend edhe zyrtarizmin e gjuhës shqipe

“Gjuha shqipe zyrtare sigurisht që duhet të përmbyllet e tërë procesi I tërë marrëveshja paqësore e Ohrit .Marrëveshja paqësore e Ohrit dhe kushtetuta e Republikës së Maqedonisë e definon qartë gjuhën shqipe, gjuhën të cilën e flasin mbi 20% gjithashtu është gjuhë zyrtare”, theksoi Ahmeti.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button