“Jeta me qira” shfaqja më e mirë e “Teatrit shqiptar në Maqedoni”

Me shpalljen e shfaqjeve më të mira, mbrëmë në Qendrën e kulturës në Dibër përfundoi festivali i 15-të jubilar “Teatri shqiptar në Maqedoni”, njofton MIA.

Juria profesionale, si më të mirën e shpalli dramën “Jeta me qira” të autorit Refet Abazi, në regji të Ekrem Sopit, në interpretim të Teatrit kombëtar nga Gjilani.

Çmimet për aktor dhe aktore më të mirë i fituan ENver Petrovci dhe Majlinda Kosumoviq, Petrovci për rolin në dramën “Karriga e nxehtë” në regji të Sokol Plakollit, ndërkaq e interpretoi Teatri kombëtar nga Prishtina, prëderisa Kosumoviq, nga i njejti teatër, interpretoi në shfaqjen Burri mes dy grave” në regji të Ilirian Himajt.

Çmimin për regji e mori Qazmedin Nuredini për “Baliturk” në interpretim të Teatrit kombëtar nga Prishtina.

Në mbrëmjen e fundit të festivalit, publiku dibran pati mundësi ta ndjekë shfaqjen “Një burrë për mua” në regji të Donald Shehut dhe Dajana Nenajt, që ishte jashtë konkurrencës.

Drejtori i Festivalit, Ylber Nuredini e falënderoi publikun dibran për praninë e madhe në të gjitha shfaqjet, si dhe pjesëmarrësve për interpretimet e tyre të suksesshme.

Festivalin e shpalli të mbyllur kryetari i Këshillit të komunës së Dibrës, Bashkim Mashkulli.

Edhe ky edicion i Festivalit financiarisht u mbështet nga Minsitria e Kulturës, Komuna e Dibrës dhe donatorë të tjerë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button