LG prezanton smartfonin G Pro 2 këtë muaj?

LG do ta prezantojë smartfonin e saj të ti, LG G Pro 2, në një ngjarje të organizuar në Kore më 13 shkurt, raporton ZDNet.kr.

Kompania i ka dërguar ftesat për një ngjarje në po këtë datë, të quajtur “Knock-knock-knockin’ on”, që me gjasë i referohet opsionit “Knock On” të LG-së i cili iu mundëson ta ‘zgjoni nga gjumi’ telefonin tuaj duke trokitur dy herë mbi ekran.

Thuhet se G Pro 2 do të ketë ekran 6-inç, procesor quad-core Snapdragon 800, 3GB RAM dhe kamerë prej 13-megapikselë, transmeton Koha.

 Andaj, nëse LG e zbulon pajisjen G Pro 2 në Kore, çfarë do të prezantojë në “Mobile World Congress”, që pritet të mbahet nga 21 deri më 24 shkurt në Barcelonë?

Ndoshta do të jetë vetëm premiera evropiane e G Pro 2 — LG në të vërtetë këtë gjë e ka bërë edhe vitin e kaluar me Optimus G Pro — por ndoshta LG ka ndonjë befasi për të gjithë ne./Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button