Padi penale për shtatë persona për grabitje

Policia në Kriva Pallankë deri te Prokuroria Themelore Publike – Kriva Pallankë parashtroi padi penale kundër Z.Z.(33), M.S.(24) M.S.(64), I.K.(34), A.J.(30), I.S.(31) dhe N.U.(27) për shkak të dyshimit bazë se kanë kryer vepër penale “grabitje”, e kryer në fshatin Opila, komuna Rankovce, në shtëpinë e D.T.(93), S.T.(63) dhe L.T.(68) – vajza dhe djali i D.T., duke i dëmtuar megjithatë për 185.000 denarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se të paraqiturit më 7 nëntor të vitit 2015, rreth orës 09:00, pas marrëveshjes paraprake kanë arritur në fshatin Opila, në vendin e quajtur Iliinci, komuna Rankovce, ku prejse janë bindur se i dëmtuari S.T., djali i D.T. ka dalur nga shtëpia kanë hyrë në oborr, ndërsa pastaj përmes derës së hyrjes kanë hyrë në dhomën ku ishin vajza e D.T., L.T. dhe D.T. dhe fizikisht i kanë goditur në pjesën e kokës dhe trupit, duke u shkaktuar lëndime trupore, ndërsa pastaj me ngjitëse ua kanë lidhur duart dhe gojën.

Në ndërkohë kanë hyrë edhe dy persona të panjohur, të cilët kanë kërkuar dhe i kanë gjetur paratë (3000 euro, 5000 dollarë dhe 50.000 denarë), pas së cilës të njejtit me paratë e kanë braktisur vendin e ngjarjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button