“Kritika dhe Përgjegjësia

KRITIKA dhe PËRGJEGJËSIA Këto ditë kur nga ana e Kryetarit të parlamentit të RM-së u shpallën zgjedhjet për President të republikës së Maqedonisë e përfolet që do të ketë edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare, nga shumë individë, me qëllim apo pa te, me vetëdije apo pa te, ka filluar që me të madhe të kritikohen, etiketohen, përgojohen, spiunohen, shantazhohen, shpifen e lançohen individë të ndryshëm, pa mbajtur asnjëfarë përgjegjësie për ate që shkruhet e thuhet. Të kritikosh d.m.th. ti zbulosh të vërtetat më mirë dhe më shumë nga që është e pranuar dhe të gjeshë rrugëdalje të reja. Kritika dhe autikritika, kërkojnë vetëdije të zhvilluar, kulturë dhe guximë por edhe përgjegjësi. Para se të vendoset që të shkruhet duhet të dien faktet e mandej mendimet për ate se kujt munden dhe duhet që ti shërbejnë ato fakte. Ka disa njerëz që shumë flasin e pakë ose aspak nuk punojnë, ka disa njerëz që vetëvehten e kanë damtuar duke kërkuar përparimë pa punë, fitim pa mundë, pasuri pa djersë dhe ngritje pa fuqi e ka disa që andërrojnë e nuk trazohen, kërkojnë e nuk lëvizin-nuk punojnë etj. Unë mendoj se kjo që po ndodhë është rezultat i hidhërimit në politik.Hidhërimi në politik nuk është i mirë por se problemet serioze shoqërore kërkojnë vendosmëri, konsekuencë dhe aftësi organizative politike të një partie apo udhëheqje. Uniteti i popullit nuk është i mundur nëse nuk mbështetet në platëformë të qartë respektivisht në perspektivën e qartë të zhvillimit të ardhshëm të shoqërisë. Përgjegjësia në përgjithësi e sidomos përgjegjësia nerëzore individuale supozon përgjegjësin e shoqërisë. Pa të drejta minimale, autonomi individuale dhe liri, nuk ka përgjegjësi jo vetëm në kuptimin e saj njerëzorë por edhe ate shoqërorë, politik dhe moral. Përgjegjësi nuk ka gjithashtu nëse nuk egziston suguria minimale shoqërore dhe morale e personalitetit njerëzorë. Çdo formë e terorit fizik, shoqëror, psiqik dhe ideor, i eliminon kushtet e përgjegjësis. Njeriu i cili jeton me frik dhe në situat se mundë ti ndodhi çdo gjë dhe në shoqëri ku mundë të ndodhë çdo gjë, nuk mundë që të jetë përgjegjës. Vetëm ai njeri që merrë mbi vehte dhe përgjegjësin për lirinë e vetë mundë të jetë i lirë, kurse vetëm ai njeri që është në pozitë që të vendosë në mënyrë demokratoke mundë të marrë mbi vehte përgjegjësin e këtillë. Të gjitha trajtat sado që të jenë demokratike, nëse njeriu nuk është i lirë ato mundë të keqpërdoren, ku me njeriun mundë të manipulohet. Ska procese politike pa aktivitete dhe rrole publike të qytetarëve. E preferueshme është që çdo njeri së pari ta njohë vetëvehten e pastaj edhe ti studjojë të tjerët. Nëse u qaset këtyre studimeve do të shohë se çdokush ka dëshirë që të respektohet, që të lartësohet sipas fuqisë dhe intelektit të tij. Njerëzit jetojnë në iluzione. Kursesi nuk arsyetohen shpifjet dhe ofendimet mbi njerëzit e pafajshëm por se lejohet kritika e cila duhet të jetë në formë sa ma të thjeshtë diçka e ngjajshme në trajtë të tregimi apo rrëfimi. Assesi nuk lejohet që njeriu të veproj në emër të popullit vetëm formalisht, të përkrah ndonjë grup të pasaçëm apo të zhvillojë luftë për ndonjë arritje të pozitës së vetë sepse në këtë rastë përmes dyftyrësisë së tijë, duke vepruar me plotë zili e zhvleftëson personalitetin e të tjerëve ndërsa e ngritë ate të vehtin. Të gjithë epshorët janë tëverbër e të shurdhër.

Lajme të ngjashme

Back to top button