Tre të lënduar në një aksident trafiku në rrugën Gostivar-Tetovë

Tre persona prej të cilëve dy minorenë kanë marrë lëndime trupore në aksidentin e trafikut që ka ndodhur në autostradën Gostivar-Tetovë rreth dy kilometra nga udhëkryqi për në Kamenjan.

Zëdhënësi i SPB Tetovë, Marijan Josifovski deklaroi se aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 15 e 30 minuta dhe se në të kanë marrë pjesë një automjet “Audi” me targa të Tetovës që e ka drejtuar minorenia 16-të vjeçare nga Tearca dhe një autobus “Setra” me targa të Gostivarit i drejtuar nga A.D (43) nga Shkupi.

“Në fatkeqësi shoferi i audit dhe të dy bashkudhëtaret, banore të Tetovës, në moshë prej 17 dhe 18 vjet kanë marrë lëndime trupore pas ç’ka me automjet mjekësor janë transferuar dhe mbajtur për trajtim të mëtjemë në Spitalin Klinik të Tetovës, ndërsa bashkudhëtari i tretë në moshë prej 18 vjeç ka kaluar pa lëndime. Sipas të dhënave fillestare nga ekspertiza e kryer në vendin e ngjarjes, shkak për fatkeqësinë është shpejtësia e papërshtatshme sipas kushteve të rrugës gjegjësisht vozitje shumë e shpejtë ndërsa dëmi i përgjithshëm material vlerësohet në 200 mijë denarë”, deklaroi Josifovski.

Policia punon në konfirmimin e rrethanave në të cilat ka ndodhur aksidenti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button