Ushqimet më të mira të vjeshtës që ju ndihmojnë të bini në peshë

Tani që po afrojnë edhe festat e fundvitit, do ta keni edhe më të vështirë për të humbur kilet e tepërta. Prandaj shfrytëzoni sa më shumë sezonin e vjeshtës për t’u dobësuar, shkruan shendeti.com.al.

Këto janë disa ushqimet më të mira të sezonit të vjeshtës, të cilat përveçse janë të shëndetshme, ju ndihmojnë edhe për t’u dobësuar.

Kungulli

kungull

Ushqimi i preferuar i shumicës prej njerëzve është burimi kryesor i karotenoideve, si beta karotene, e cila luan një rol të rëndësishëm në parandalimin e sindromës metabolike. Kungulli gjithashtu përmban shumë pak kalori – një racion përmban vetëm 30 kalori.

Një byrek me kungull për fundjavë do të ishte zgjedhja e duhur.

Mollët

molle

Një mollë mesatare përmban vetëm 100 kalori, ndërkohë që është e pasur me fibra dhe lëndë ushqyese të shëndetshme për trupin.

Disa nga këto lloj fibrash vijnë në formën e pektinës, një lloj fibre e tretshme që ngadalëson tretjen dhe largon dëshirën për të ngrënë ëmbëlsira. Ajo mban gjithashtu të shëndetshëm bakterin e mirë të zorrës, i cili, sipas ekspertëve, luan një rol kyç për mbajtjen e trupit në formë.

Që të keni trup sa më perfekt, konsumoni çdo ditë mollë jeshile. Ato janë të pasura me fibra jo të tretshme dhe polifenolë që ruajnë bakterin e mirë në zorrë.

Mos harroni ta hani bashkë me lëkurë.

Kanellë

kanelle

Kanella është produkti më i shijshëm i vjeshtës dhe sa më shumë ta përdorni aq më pak dëshirë do të keni për të ngrënë ëmbëlsira. Ajo është e pasur me polifenolë, ku studime të ndryshme sugjerojnë se mund të përmirësojë ndjeshmërinë ndaj insulinës, duke mbajtur kështu nën kontroll nivelet e sheqerit në gjak.

Për më tepër, përdorimi i kanellës në gatime të ndryshme ngadalëson tretjen dhe ju mban të ngopur për një kohë të gjatë.

Lulelakra

lulelaker

Kjo perime fillon të lulëzojë kur moti ftohet. Një filxhan me lulelakër ju siguron mbi 2 gramë fibra për vetëm 27 kalori, një mënyrë kjo shumë e mirë për të arritur qëllimin për t’u dobësuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button