Apple do t’i bashkohet Android?

Apple po mendon ndërtimin e një produkti me sistem operativ Android, edhe pse ky i fundit është rivali më i ashpër në treg i iOS-it të “Mollës”.

Sugjerimi është i vetë Steve Wozniak, bashkëthemeluesi i kompanisë amerikane në fund të viteve ’70 me Steve Jobs që prej daljes së Android ka shprehur interesimin për këtë sistem, por deklarata e tij e fundit shkon përtej kësaj.

“Ndoshta ka ardhur koha që Apple të marrë në konsideratë ndërtimin e një produkti me sistem operativ Android”, tha Wozniak, ndërsa i pyetur mbi situatën e Blackberry ai tha se vendimi i kompanisë kanadeze për të përqafuar sistemin Android të Google është i vonuar dhe se duhej ta kishte ndërmarrë këtë hap shumë kohë më parë.

 

/ Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button