Erdogan: Fuqia e vetme që do ta shpëtojë Turqinë është vetë populli

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka mbajtur një fjalim në ceremoninë e emërimeve të veteranëve dhe të afërmëve të dëshmorëve të mbajtur në qendrën kulturore dhe të kongreseve Beştepe në Ankara, raporton Anadolu Agency.

Në lidhje me emërimet e veteranëve dhe të afërmëve të dëshmorëve presidenti Erdogan tha “Sot po realizojmë emërimet e 2 mijë e 28 personave, ku 419 prej këtyre janë veteranë apo të afërm të veteranëve të 15 korrikut dhe 67 të afërm të dëshmorëve të 15 korrikut.

Ndërsa emërimet e tjera janë nga të afërmit e dëshmorëve të luftës kundër terrorizmit, janë ata që janë pranuar si viktima, me të drejtat e invalidëve dhe nga detyrat.

Bashkë me emërimet e ditës së sotme numri i emërimeve që kemi bërë vetëm në 12 vitet e fundit në kuadër të ligjit për luftën kundër terrorizmit kanë arritur në 17 mijë e 74 persona”.

Pasi ka vënë në dukje se 15 korriku ka dhënë mesazhe të ndryshme Erdogan u shpreh: “Sipas meje një prej mesazheve më të rëndësishëm të 15 korrikut është se ne kemi qenë një vend që prej 200 vitesh kemi parashtruar gjithmonë pyetjet ‘kush është pronari i shtetit‘ dhe se ‘si mund të shpëtojë Turqia‘. Më 15 korrik ne kemi gjetur një përgjigje definitive.

Kjo është shumë e rëndësishsme. Pronari i shetit është populli. Ndërsa forca e vetme që do ta shpëtojë Turqinë është vetë populli”.

“Që nga viti 2010 kur unë kam filluar të mbaj një qëndrim të hapur kundër kësaj strukture (FETO) dhe kryesisht kur kam filluar të mbaj një qëndrim të qartë ndaj tentativës për puç në gjyqësor dhe polici më 17-25 dhjetor unë përveç popullit nuk kam gjetur askënd pranë meje”, tha Erdogan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button