#Përgjegjësi është rrjeti i kanalizimit, e jo gropat septike

Kërkimi në internet me fjalët “pa kanalizim” dhe me formulime të ngjashme jep rezultate dëshpëruese: përveç për një numër të konsiderueshëm të fshatrave dhe të vendeve më të vogla në Maqedoni, kanalizimi fekal në dekadën e dytë të shekullit 21 është fantazi dhe për disa pjesë qendrore të qytetit të Shkupit, shkruan Portalb.mk.

Sipas publikimit të Entit shtetëror për statistikë, Statistika e mjedisit jetësor, 2015, ku janë shfrytëzuar të dhëna nga regjistrimi i popullsisë i vitit 2002, në atë kohë në kanalizimin publik kanë qenë të lidhura 60 për qind e amvisërive, ndërsa pjesa tjetër kanë pasur gropa septike, me dalje të lirë të ujërave (gjegjësisht me dalje në ujërat rrjedhëse) dhe pa instalime, gjegjësisht me nevojtore kanë qenë 7,4 për qind të amvisërive.

Prej atëherë (viti 2002), padyshim se gjërat kanë përparuar, mirëpo, megjithatë, realiteti është i tillë që jo vetëm në një numër të madh të fshatrave (të cilat nuk janë shumë larg qyteteve), por edhe në disa lagje në pjesën pak më të gjerë qendrore të Shkupit, amvisëritë akoma përdorin gropa septike. I tillë është rasti me pjesën e Tophanes nën kazermën e Ilindenit, ku nuk ka kanalizim fekal.

Hallet e njëjta i kanë edhe banorët e fshatrave shqiptare të pjesës perëndimore të Maqedonisë., ata të Tërpejcës, margaritarit të Liqenit të Ohrit, si dhe të Lubanishtës, ku, edhe pse që në vitin 2014 kanë filluar të ndërmerren disa hapa në këtë drejtim, megjithatë, deri tani (tetor i vitit 2016) nuk është zgjidhur problemi me kanalizimin fekal. Pothuajse situatë identike vërehet edhe në Dojranin e Vjetër dhe të Ri, ku gjysma e amvisërive kanë gropa septike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button