#Përgjegjësi është shtypje të kartelave funksionale shëndetësore!

Projekti gjigant i kartelave elektronike kishte për qëllim që të zëvendësonte librezat e tanishme mjekësore me kartela elektronike të cilat do të funksiononin me një sistem elektronik të veçantë, mirëpo kjo gjë nuk po ndodhi, projekti ka dështuar, njofton Portalb.mk.

Kartelat elektronike tani më disa vite po përdorën vetëm si kartonë të kaltër, Fondi i Sigurimit Shëndetësor (FSSH), disa herë ka shkelur afatet për përpunimin dhe lëshimin e kartelave ndërsa nuk është krijuar as sistemi elektronik në të cilën do të lidheshin të gjitha. Projekti i kartelave elektronike shëndetësore fillimisht u promovua nga ish ministri i Shëndetësisë, Bujar Osmani në vitin 2008 dhe sipas planit duhej të shtypeshin 2,3 milionë kartela shëndetësore të cilat do ti kushtonin buxhetit 7,5 milion euro.

Në mungesë të informatave të reja të cilat Fondi i hesht, deri në qershor 2016, janë shtypur 1 milion e 650 mijë kartela. Nëse përpunimi i një kartele shëndetësore kushton 3,2 euro si që informuan atëherë nga Fondi, deri në këtë periudhë janë harxhuar 5,28 milion euro nga buxheti shtetëror për kartela jofunksionale.

Pacientët në spitale shkojnë me librezë dhe me kartonë të kaltër mirëpo edhe ata që kanë kartela funksionale prapë se prapë duhet të kenë librezën shëndetësore me vete. Qytetarët vazhdojnë të ankohen se kanë paguar kot, sepse këto kartela në këtë; formë sipas tyre ishin të panevojshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button