VMRO – DPMNE do ta padisë Sllobodan Bogoevskin

Partia në pushtet, VMRO – DPMNE, sot paralajmëroi se do të dorëzoi padi për shpifje për, siç thonë ata, të gjitha gënjeshtrat e ish shefit të Drejtorisë  për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), që i ka thënë në intervistën e mbrëmshme në “Top Tema” në Tv Telma, njofton Portalb.

“Personi Sllobodan Bogoevski, i gjykuar për krim për të cilën ka fjetur në burg, mbrëmë e shfrytëzoi Televizionin Telma dhe kohën e dhënë në emisionin “Top Tema” që të gënjejë dhe shpifë me qëllim që ta dëmtojë reputacionin e VMRO – DPMNE-së dhe funksionarëve të partisë. Për të gjitha të pavërtetat të cilat i ka thënë personi i gjykuar për krim Sllobodan Bogoevski, do të merr padi për shpifje përpara gjykatës kompetente”, thuhet në reagimin e VMRO – DPMNE-së. /Portalb

LEXO: Bogoevski: Gruevskin e solli një grek në VMRO, Mijallkovi ka qenë i arrestuar për tregti me drogë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button