Koncert i muzikës serioze- klasike në Kumanovë

Më 31 tetor, ora 20, në Teatrin e qytetit- Kumanovë, për herë të tretë do të mbahet Koncerti i muzikës serioze-klasike. Që koncerti të dalë në frymën më të mirë artistike do të përkujdeset drejtori artistik i Koncertit Orhan Shaqiri.

“Qëllimi i Koncertit është promovimi i muzikës serioze klasike, para qytetarëve, në veçanti para gjeneratave të reja, të cilët duhet të jenë bartës për zgjedhjen e muzikës së mirëfilltë”, tha për Portalb profesor Orhan Shaqiri.

Koncerti, këtë vit, do të shfaqet në kuadër të Shoqatës artistike teatrale “Ultra”.

Dueti “Skupi”, Plamenka Trajkovska me Kuartetin harkor profesional si dhe solisti (baritoni) Arbër Maliqi nga Filharmonia e Kosovës, do të jenë protagonistët e këtij Koncerti.

14885718_584384241746647_876953611_n

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button