Bogoevski: Gruevskin e solli një grek në VMRO, Mijallkovi ka qenë i arrestuar për tregti me drogë

Ish drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), Sllobodan Bogoevski, thotë se biznesmeni Dimitris  Kondominas, ka propozuar që Nikolla Gruevski, të vijë në krye të VMRO – DPMNE-së, pasi që i njëjti e ka nënshkruar shitjen e “Okta-s”, njofton Portalb.

Këtë e ka thënë në një intervistë në emisionin “Top tema” në Tv Telma, ku tha se biznesmeni kontrovers grek, e ka urdhëruar kryeministrin e atëhershëm, Lupço Georgievskin, që ta largojë Boris Stojmenovin nga posti i ministrit të Financave dhe në vend të tij ta vendosë Gruevskin, që të mund të fillojë procedura për shitjen e “Okta-s”.

Ish shefi I DSK-së, thotë se Kondominas në një bisedë private i ka thënë atij se Gruevskin “e ka në xhep”, me atë që “i ka kryer punë me nënshkrimin e marrëveshjes për “Okta-n”.

Rastin e shitjes së “Okta-s”, Bogoevski e krahason edhe me shitjen e “Telekom-it”, ndërkaq më pas tha se është e saktë ajo që flitet në opinion, se përpara gjykatës në New York për aferën “Ryshfet në Telekom”, ka deklaruar se derisa ka qenë njeri i parë i DSK-së, ish shefi i DSK-së, Sasho Mijallkov ka qenë i arrestuar për tregti me drogë.

Duke folur për popullaritetin e ashtuquajtur “familja në pushtet”, Bogoevski tha se familja Mijallkov dhe familja më e gjerë nuk ka rrënjë të VMRO-së, por se babai i Sasho Mijallkovit, Jordan Mijallkov, ka qenë ministri i parë maqedonas i Punëve të Brendshme i cili ka qenë “bashkëpunëtorë i federatës së atëhershme të shërbimeve sekrete me seli në Beograd, transmeton Portalb.

Ai tha se Gruevski dhe Mijallkov, qëllimisht e kanë eksploatuar tregimin se ka qenë i vrarë nga shërbimet sekrete, pasi që, sipas tij, ajo u ka shërbyer si legjitimim për hyrje në VMRO – DPMNE.

“Mijallkovit dhe Gruevskit, për shkak të gjitha krimeve dhe keqpërdorimeve më mirë është që populli t’u gjykojë se sa dënimi t’u vijë nga vet VMRO-ja, pasi që ai do të jetë varianti më i keq për të dytë”, tha Bogoevski, duke shtuar se për shkak të babait të Sasho-s ose dajës së Nikolla-s, në shumë persona të VMRO-së janë gjykuar. /Portalb

Emisionin e plotë mund ta ndiqni më poshtë:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button