Lëvizja BESA: Kush po luan me Teatrin Shqiptar në Shkup?

“Përderisa Shkupi ndërtohet e mbindërtohet me objekte kulturore, pallate, muze e përmendore madhështore, që kushtojnë miliona euro, për qytetarët e rendit të dytë, siç i ka kategorizuar shqiptarët çifti VMRU-BDI, mund të lejohet vetëm një rikonstruksion i vockël i të vetmit tempull  kulturor shqiptar në Shkup. Kështu duket qartë se sa e vlerëson, çmon dhe kultivon partia në pushtet kulturën shqiptare në Maqedoni. Në të vërtetë, edhe pse ka ngjarë një vit vonesë prej afatit të caktuar për përfundimin e rindërtimit të Teatrit Shqiptar në Shkup, ping-pongu i VMRO- së vazhdon dhe puna është shumë larg finalizimit”, reagojnë nga Lëvizja BESA.

Për këtë arsye Lëvizja BESA reagon ashpër dhe apelon deri te institucionet kompetente që ta përshpejtojnë punën administrative, që thuhet se është shkaku i vonesës së përfundimit të punëve dhe kështu t’u mundësohet aktorëve të këtij teatri që ta shprehin kreativitetin e vet, në mënyrë që kjo tragjikomedi të marrë fund.

Përndryshe, për rastin në fjalë, është deklaruar edhe drejtori i Teatrit Shqiptar Shkup, Adem Karaga, të cilin mund ta lexoni: KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button