Është vjedhur vetura zyrtare e Ambasadës së Maqedonisë në Spanjë

Vetura zyrtare e Ambasadës së Maqedonisë në Madrid të Spanjës, është vjedhur përpara dytë, ndërkaq vjedhjen e ka paraqitur policia nacionale, konfirmojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ), njofton Portalb.

Për vjedhjen janë të njoftuara Interpoli dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Spanjës, por edhe kompania e sigurimit në të cilën ka qenë e siguruara vetura.

Bëhet fjalë për veturë “Audi A6”, e cila është vetura e vetme me të cilën disponon Ambasada.

“Më 24.10.2016 është vjedhur vetura zyrtare e Ambasadës së Republikës së Maqedonisë, ndërkaq pas vjedhjes janë të njoftuar Policia Nacionale në Madrid, ku është bërë procesverbal për gjendjen”, thonë nga MPJ.

Ministria demanton se vetura zyrtare ishte marrë në mënyrë të fshehtë për qëllime private nga ana e të punësuarit në Ambasadë. /Poratlb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button