Maqedoni, përgjimi i paligjshëm ende mund të zgjatë

Në Maqedoni akoma mund të përgjohet në mënyrë të paligjshme dhe kjo nuk mund të përjashtohet plotësisht, thonë ekspertët për analizën më të re të NOVA dhe Portalb.mk. Në të kundërtën, Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski deklaroi se ai beson se në Ministrinë e Brendshme nuk përgjohet më. Ndoshta hetimi i PSP se kush dhe si ka përgjuar në mënyrë të paligjshme do të zbulojë se ndoshta përgjimi akoma vazhdon?

Dhe pas asaj që ndodhi në shtetin, akoma ekziston mundësia që të zbatohet përgjimi i paligjshëm. Ekspertët në fushën e inteligjencës për NOVA thonë se është e mundur që përgjimet e paligjshme të komunikimeve akoma të vazhdojnë, sidomos duke pasur parasysh faktin se sistemi i kontrollit nuk funksionon.

Tekstin në gjuhën maqedonase mund ta lexoni: KËTU

Profesori Universitar dhe ish-oficer i zbulimit Vladimir Pivovarov thotë se pikërisht kjo është një nga rekomandimet në raportin të Priebes në lidhje me përgjimin e komunikimeve, të cilën dikush qëllimisht e injoron.

“Njerëzit pyesin nëse nuk është trefishuar përgjimi nga periudha para raportit te Pribes. Askush nuk ka qasje dhe kontroll nëse është penguar përgjimi i paligjshëm i komunikimeve. Ky është problemi kryesor dhe beteja kryesore e atyre që kontrollojnë këtë sistem, me të cilin ata gjithmonë duan të jenë përpara kundërshtarit të tij politik. Kjo mund të bëhej edhe gjatë mandatin të parë të Oliver Spasovskit, personalisht kam qenë koordinator i Komisionit për mbikëqyrjen e komunikimeve elektronikë për ligjin e ri i cili duhej të ishte konceptuar bazë rekomandimeve të Pribes, por nga ana tjetër ka pasur shumë pengesa që të mos kalojë ky ligj ” tha Pivovarov.

Sipas tij, legjislacioni aktual lejon një abuzimin të mundshëm i përgjimeve të komunikimeve nga ana e DSK .

“Për të pasur një sistem duhet dikush për ta kontrolluar. Në rastin tone është një sistem pa kontroll, dhe ky sistem jashtë kontrollit na solli në një situatë të tillë të pashpresë, “shton Pivovarov.

Ish-Ministri i brendshëm Pavle Trajanov deklaroi se gjithashtu mundësia për përgjim akoma ekziston.

“Mundësi ka. Nuk ka mënyrë për ta kontrolluar atë. Kjo varet nga njerëzit që punojnë aty dhe ata që menaxhojnë. Sistemi mundëson që të abuzohet. Ai nuk reagon në atë nëse ka një vendim gjykate, kur një numër përgjohet. Me sistemin menaxhojnë njerëz, dhe aty dihet se kush e ka kompetencën. Një mundësi e tillë ekziston, problemi është se nuk ka kontroll, Parlamenti në çdo kohë të mund të hyje dhe të kontrollojë, dhe nëse ka abuzime të ngrejë procedurë për përgjegjësi “, tha Trajanov, transmeton Portalb.

Si Oliver Spasovski garanton se nuk ka më përgjime të paligjshme?

Ministri i Brendshëm nga radhët e opozitës Oliver Spasovski në intervistën për programin “360 gradë”, deklaroi se ai beson se në këtë moment në Ministrinë ë Brendshme nuk përgjohet.

Në pyetjen nëse në Maqedoni edhe sot përgjohet ai u përgjigj: “Unë nuk besoj së në këtë moment kur PSP punon në zbulimin e këtij rasti, dikush guxon ta bëje këtë. Kjo që ka ndodhur në të kaluarën dhe përgjimi masiv ka parashtruar seriozisht çështjen , ajo ngriti alarmin, ndezi dritën e kuqe për atë se duhet të kemi një reformë serioze në DSK ” thotë Spasovski.

“Vasko Popetrevski: Hapni mundësinë ​​më këtë përgjigje se edhe në këto rrethana, pas asaj që ndodhi me Ministrin e LSDM-së, se ne kuadër të DSK akoma dikush mund të përgjoj në mënyrë të paligjshme.

Spasovski: Jo . Absolutisht, nuk e di nga ky përfundimi yt. Deklarova se në këtë moment në Ministrinë e Punëve të Brendshme nuk ka gjë të tillë.

Vasko Popetrevski: A është e mundur te ketë pajisje private për përgjim?

Spasovski: Nuk mundet, sepse ato duhet të kalojnë nëpërmjet kësaj pajisje nga e cila merr informacionet SPS.

Vasko Popetrevski: Nuk mendoni se në vende të tjera mund të ketë kanale që mund të çojnë në disa sisteme private.

Spasovski : Nuk mendojnë.

VasKo Popetrevski: Kjo do të thotë që nuk ka përgjime të paligjshme në këtë moment?

Spasovski: Jo.

Vasko Popetrevski: Shumë e guximshme dhe e qartë më duket kjo deklaratë, “theksoheshte dialogu që mund të shikoni në videon nga 30:29 në 32:38 minuta.

NOVA ka pyetur Ministrin e Punëve te Brendshëm Oliver Spasovski rreth asaj se nga ai ka një garancionë se në Maqedoni nuk ka më përgjime, për të cilën ai nuk pranoi të përgjigjet direkt.

“Unë kam dhënë një deklaratë për këtë pyetje dhe kjo është e mjaftueshme, nuk do të jap ndonjë përgjigje më tepër,” thotë Spasovski në një bisedë telefonike të shkurtër.

“Erikson” do ti zbulojë sekretet?

Sistemi që është tani në Drejtorinë për Sigurim dhe Kundërzbulim dhe për të cilin është kërkuar qasje nga PSP është në përdorim zyrtar që nga marsi 2015. Zëdhënësja e PSP, Lençe Ristoska deklaroi se hetimi i tyre do të ishte shumë më efektivë nëse pajisjet nga viti 2013 nuk ishin të shkatërruar.

Por, nëse hetimin i PSP për atë se kush dhe si ka përgjuar në mënyrë të paligjshme mund të zbulojë se përgjimi akoma vazhdon edhe sot?

Një nga pikat kyçe në mozaikun janë pajisjet nga kompania “Erikson”, të cila përbëhen nga një server ndihmës, i cili shërben si një pajisje lidhëse ndërmjet sistemit të DSK dhe operatorëve të Telekomit. Edhe pse funksionon si një lidhje, në qoftë se serveri “Erikson” është më i vjetër, ai do te përmbajë të gjitha të dhënat për periudhën gjatë përgjimit.

Sipas rekomandimeve nga raporti i Pribes, një hetim efektiv mund të zbatohet nëse merren të gjitha dosjet dhe të gjitha arkivat në dispozicion të DSK, dhe të operatorëve të Telekomit dhe bëhet një krahasim më urdhrat e lëshuara të gjykatës. Dallimi i numrave të përgjuara do të japë numrat që janë përgjuar në mënyrë të paligjshme dhe pa urdhër të gjykatës. “Aty ku është e nevojshme, hetuesit mund të konsiderojnë asistencën dhe ekspertizën ndërkombëtare, për shembull në kthimin e dosjeve të fshirë”, sipas rekomandimeve të Priebes.

Nga PSP deklarojnë se ata presin rezultatet zyrtare të analizave të hard diskut me të dhënat që ata kanë marrë nga DSK. Në PSP ende janë në pritje për ekspertin nga Erikson i cili duhet të ndihmojë në asistencën teknikë. Kompania “Erikson” njoftoi sa ata nuk janë posedues të pajisjeve në DSK, po ashtu as nuk veprojnë me pajisjen për përgjime të ligjshëm me komunikimet.

Autore: Kristina Ozimec

Kjo storje është realizuar me anë të bashkëpunimit ndërmjet NOVA TV dhe Portalb.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button