Tekst që informon në mënyrë korrekte për interesin publik

[Recension: Frena për PSP-në: Тelekomi bën rezistencë, VIP dhe ONE bashkëpunojnë]

Mediet serioze gjithmonë mbajnë llogari për interesin publik dhe në bazë të kësaj i përcaktojnë temat. Prandaj edhe ky tekst, i cilinë bazë të të gjitha kritereve meriton recension pozitiv, kontribuon për krijimin e mendimit kritik në shoqëriа, nxit debat publik për çësjtje me interes publik dhe thjesht, është vetëdije e bashkësisë.

14798817_10208166413263673_909833565_nLinku deri te artikulli origjinal: Frena për PSP-në: Тelekomi bën rezistencë, VIP dhe ONE bashkëpunojnë

Data e publikimit: 20.10.2016, 14:49

Data e recensionit: 25.10.2016

Recensues: Vllado Gjorçev

Është respektuar njëri nga parimet themelore të sjelljes së gazetarëve, që del nga Kodi i gazetarëve të Maqedonisë, e ajo është se duhet të respektohet e vërteta dhe se publiku duhet të informohet për çështjet me interes publik.

“Rezistencë më të madhe në bashkëpunimin për procedurën parahetimore për përgjimin që e zhvillon Prokuroria speciale publike vjen nga Telekomi i Maqedonisë, kupton NOVA TV. VIP-i dhe ONE kanë bashkëpunuar, mirëpo nga Telekomi kanë refuzuar të jenë pjesë e hetimit të PSP-së. Me këtë kompani, prokuroria e Janevës tani për tani nuk ka asnjë bashkëpunim, edhe pse ai është domosdoshëm për shkak se përgjimi në pjesën më të madhe bëhet duke i ndjekur bisedat e celularëve”.

Burimet, edhe pse anonime, krijojnë një përshtypje se janë korrekte. Ato janë relevante, e këtë e vërteton edhe pjesa e tekstit që e trajton lidhshmërinë e njeriut të parë të “Telekomit të Maqedonisë” me firmat e tjera. Është publikuar biografia e tij dhe lidhja me njerëz që janë të afërt me partinë në pushtet.

Me këtë janë respektuar parimet themelore dhe neni 1 i Kodit të gazetarëve të Maqedonisë:

Gazetari duhet të botojë informata të vërteta e të konfirmuara dhe nuk do të fshehë të dhëna esenciale e as nuk do të falsifikojë dokumente.

Është respektuar edhe Deklarata e Munihut për të drejtat dhe obligimet e gazetarëve që është miratuar në vitin 1971 në Munih, gjegjësisht kreu për detyrat e gazetarit:

Gazetari duhet ta respektojë të vërtetën, pa marrë parasysh pasojat që mund t’i ketë, për shkak se publiku ka të drejtë ta dijë të vërtetën.

Storja ka qasje gazetareske me përgjegjësi, është e dokumentuar me shumë fakte konkrete. Маteriali është i lexueshëm, ka qasje dhe përmbajtje të mirë dhe meriton vlerësim pozitiv. Në të janë respektuar standardet profesionale që dalin nga Kodi i gazetarëve dhe paraqet shembull të mirë për atë se si duhet të informohet për çështje me interes publik.
Kemi tekst të përgatitur në mënyrë cilësore që arrin të ofrojë një pasqyrë të realtë të problemit. Prandaj meriton recension pozitiv për shkak se publiku gjithmonë ka të drejtë ta dijë të vërtetën.

 

 

Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button