De Boer: Kam ende besimin e klubit!

Pikëpyetjet ishin të shumta për të ardhmen e tij në stolin e Interit, por në prag të ndeshjes së mesjavës kundër Torinos, trajneri Frank De Boer u shfaq i qetë përpara mediave në konferencën e zakonshme për shtyp. Ndaj “Demave” ekipit zikaltër i nevojitet një fitore për të larguar përkohësisht presionin dhe trajneri holandez është i vetëdijshëm për këtë.

“Më kanë cilësuar të mbaruar edhe herë të tjera por unë nuk kërkoj hakmarrje. Jam i lodhur duke komentuar këto zëra. Nga kjo situatë mund të dalim nëse qëndrojmë të bashkuar, shoqëria, stafi dhe lojtarët. Klubi ka besim te unë dhe e di shumë mirë që kam ardhur në momentet e fundit dhe më duhet kohë. Nuk mund të mendosh se mund të ndryshosh gjithçka brenda pak javësh. Pjesa e parë në Bergamo ishte më e keqja që kur unë jam këtu. Jam i bindur se skuadra më ndjek ende. Torino po kalon një moment shumë të mirë por tani nuk mund të gabojmë më”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button