PTHP me letër të hapur kundër PSP-së

Prokuroria Publike Themelore e Shkupit (PTHP), sot i ka dërguar letër të hapur, prokurores speciale, Katica Janeva, me të cilën, ashtu siç thonë, duan që ta shprehin pakënaqësinë e tyre nga puna e saj dhe nga “jo-profesionaliteti i turpshëm”, me të cilat siç theksohet në letër, Janeva e paskësha dëmtuar profesionin e prokurores, njofton Portalb.

Ata në letër thonë se Janeva, në paraqitjen e fundit në publik, ka gënjyer në lidhje me mënyrën me të cilën lëndët të cilat dalin nga bisedat e përgjuara, i ka bërë për vete dhe se për to, PTHP, për to nuk ka bërë asgjë.

PTHP, gjithashtu thotë se Janeva nuk i respekton standardet juridike dhe as kodeksin e prokurorëve publik.

“Prokuroria ka për detyrë t’i ndjekë krimet, sipas ligjeve dhe standardeve profesionale. Ne dhe ju duhet t’i respektojmë ligjet dhe institucionet pasi që në duart tona janë fatet e njerëzve dhe jo të krijojmë klimë të mosrespektit të ligjeve dhe të bëjmë fushata politike, publikisht të gjykojmë njerëz dhe të shpallim fajtor dikë pa aktgjykim. Ne të gjithë jemi pjesë e sistemit gjyqësor, në të cilën mes tjerave, nuk fle. Të rikujtojmë “Jeto me nderë, mos i lëndo të tjerët, çdokujt jepja atë që i takon”, thuhet në letrën e hapur të Prokurorisë Themelore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button