Kontestimi i zgjedhjeve: Partitë s’e kanë problem jo ligjshmërinë e tyre

Partitë më të mëdha politike as që duan ta mendojnë se çfarë do të vendos Gjykata Kushtetuese për kushtetutshmërinë e shpalljes së zgjedhjeve më 11 dhjetor, të njëjtat kanë përveshur mëngët dhe po bëhen gati për datën e zgjedhjeve, shkruan Portalb.mk.

“Katër partitë më të mëdha janë pajtuar se të gjitha kushtet janë përmbushur për të pasur zgjedhje më 11 dhjetor. Ne qëndrojmë në këtë pozicion, dhe jo vetëm, por edhe partitë tjera që kanë nënshkruar”, deklaroi për Portalb Ivo Kotevski, zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së.

“Për këtë çështje duhet të prononcohet kryetari i Kuvendit, pa mos e komentuar iniciativën se si është bërë, Veljanovski duhet të japë përgjigje se çka nëse kushtetuesja e pranon iniciativën e Unitetit”, tha për Portalb Talat Xhaferi nga BDI.

“Të presim a do ta shqyrtojnë këtë iniciativë. Tani nuk mundemi të supozojmë. LSDM është e gatshme për zgjedhje, dhe të njëjtat do t’i fitojë”, u përgjigj shkurt Petre Shilegov nga LSDM.

“Katër partitë më të mëdha janë pajtuar se të gjitha kushtet janë përmbushur për të pasur zgjedhje më 11 dhjetor. Ne qëndrojmë në këtë pozicion, dhe jo vetëm, por edhe partitë tjera që kanë nënshkruar”, theksoi për Portalb Ivo Kotevski, zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së.

Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së në prononcimin e tij të fundit tha se do të shkojë në zgjedhje.

“Me këshillë të bashkësisë ndërkombëtare, nuk kam bërë problem të mos shkojmë në zgjedhje, sepse do të isha alibi  i dikujt  që realisht nuk dëshiron të kemi zgjedhje. Është shumë e rëndësishme, të gjithë të kuptojmë  se zgjedhjet kredibile janë një mundësi për ekzistencë politike të partive politike dhe individuale”, pat thënë Thaçi.

Më 31 gusht, 4 partitë më të mëdha; BDI, PDSH, LSDM dhe VMRO-DPMNE u dakorduan për zgjedhje më 11 dhjetor. Në Marrëveshjen e nënshkruar nuk qëndronte nevoja për balancimin e njësive zgjedhore.

Deri në shpërbërjen e Parlamentit partitë politike dështuan në tentativën për t’i balancuar Njësitë zgjedhore. Edhe duke e pasur parasysh shkeljen e Kodit zgjedhor, mosbalancimin e njësive zgjedhore, partitë në terren kanë nisur përgatitjet për zgjedhjet e 11 dhjetorit, shkruan Portalb.mk.

Paralelisht me organizimin e zgjedhjeve partia jashtëparlamentare Uniteti ka ngre iniciativë, me ç’rast e konteston mënyrën e shpalljes së zgjedhjeve nga ana e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button