Vonesa e rindërtimit të Teatrit Shqiptar, reagon LR – PDSH

Pasi që para disa ditësh ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska Mileska, për shtyrjen dhe zvarritjen e punimeve për rindërtimin e Teatrit Shqiptar, e hodhi fajin te vetë institucioni përkatës, sot ka reaguar Lëvizja për Reforma në PDSH, duke kërkuar sqarim nga drejtori i Teatrit Shqiptar, Adem Karaga, njofton Portalb.

“A thua vërtet janë të paaftë administrata e teatrit për të kryer këtë punë, apo Millevska paaftësinë e vetë e hedh te drejtuesi i këtij institucioni, Adem Karaga. Është gjithashtu simptomatike që Karaga nuk dha deklaratë rreth kësaj çështje. Publiku i Teatrit të Shkupit endet nëpër teatrot maqedonase me vite duke pritur që shtëpia e tyre të rinovohet. Artdashësit shkupjan nuk e meritojnë këtë. Ata nga ana tjetër shohin një teatër maqedonas  cili ka fasadën me punime prej ari, e këndej një rinovim zgjat me vite. A nuk është kjo diskriminim?! A nuk është kjo federalizëm?! “, thonë nga LR-PDSH.

Portalb.mk ka kontaktuar me Adem Karagën dhe i njëjti na ka premtuar që nëpërmjet maili do të jep sqarimin e tij në lidhje me çështjen në fjalë.

Përndryshe, punimet për renovimin e objektit të Teatrit Shqiptar në Çarshinë e Shkupit assesi te përfundojnë.

Afati i përfundimit të punimeve u shty disa herë për arsye të ndryshme,  më pas u shty në shtator të vitit 2015 dhe në fund në tetor 2016, por as tani nuk ka rezultat konkret.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button