Maqedoni, mbetet e paqartë pronësia e sistemit të përgjimit në DSK

Të gjitha dilemat, pyetjet dhe paqartësitë rreth sistemit për përgjim në DSK mund t’i sqarojë drejtori i Byrosë për siguri publike, Mitko Çavkov, thotë ish kryeministri, Nikolla Gruevski. Sipas informatave të Gruevskit, tani pritet persona profesionistë të hyjnë në softuerin e sistemit për përgjime dhe t’i sigurojnë të dhënat që i kërkon Prokuroria Speciale, njofton Alsat-M.

Çavkov para 4 ditëve, tha se pengesë për zbatimin e urdhrit gjyqësor të Prokurorisë Speciale për marrjen e provave nga policia sekrete ishte pikërisht çështja e pronësisë së pajisjes. Ai tha se pajisja nuk ishte e DSK-së por e një operatori.

Ndërkaq “Erikson” përmes njoftimit mohoi se posedon pajisje në DSK.

Prokuroria Speciale e pret ekspertin nga kompania “Erikson”, por nuk saktëson se kur do të vijë ai për t’u kompletuar urdhri gjyqësor për marrjen e provave nga policia sekrete.

Ekipi i Janevës informoi se deri më tani i kanë siguruar masat e posaçme hetimore dhe të dhënat e kërkuara kompjuterike nga sistemi për ndjekjen e komunikimeve. Mbetet që Prokuroria Speciale të sigurojë të dhëna plotësuese me ardhjen e ekspertit nga Suedia. Ndryshe, gjatë fundjavës ekipi i Janevës nuk kishte hetues në DSK i cili do të kujdesej që të mos bëhet ndonjë keqpërdorim me sistemin e përgjimeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button