Udhëtari

Zakonisht janë lotët ato që më shoqërojnë në shkrime,janë pikërishtë fjalët ato që bëjnë krime.
Gjindem në fundin e humnerës në malin e zbrazur përplot me urithë.
Kërkoj rrugëzgjidhje,dua paqe!
Por nga këto kërkesa u përgjigj vetëm loti!
Arkivolët janë si cicërima në shtëpitë e qytetarëve.
Po shuhen ditëlindjet!
Po shtohen vdekjet!
Rrugëve të qytetin shiqoj të rinj/të reja duke kerkuar strehim,duke kërkuar zgjidhje.
Zot,nuk është e mundur ky është krim në masë,kush hesht e faltë ZOTI,sepse vetëm ai mund të mëshirojë në heshtje të tilla.
Zgjohu dhe kerko adrese!-Po fundosesh i sugjerova!
Më ka braktisur fati!.
Nënës sime ju vra djali,ndërsa dëshmorëve ideali!
Jam i pastrehuar,i pambrojtur i papërfaqësuar!
Në periudhën e errët nuk kërkoja shpëtim,tani po lutem për vajtim.
Një udhëtar në mëshirën e fatit!
Pasagjer i kësaj bote që besova në vete dhe u mashtrova.
Lutem qē ju shijoni të mirat e kesaj bote,shihemi ne botēn tjetër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button