Facebook ka një njoftim me rëndësi për lexuesit

Udhëheqësia e Facebook-ut thotë se në të ardhmen nuk do të heqë mesazhet e përdoruesve që janë me interes publik, edhe në qoftë se mesazhet e tilla janë në kundërshtim me rregullat e kësaj kompanie, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas kritikave muajin e kaluar të individëve dhe organizatave për heqjen e përmbajtjeve të caktuar nga faqet e tyre, nga Facebook thanë se para heqjes tani e tutje do të shqyrtojnë nëse mesazhet e kontestuara (përmbajtja e shkruar, foto, video) janë të rëndësishme për interesin publik.

Sipas gazetës britanike “The Guardian”, në një deklaratë të përbashkët zv/presidentët e Facebook-ut, Joel Kaplan dhe Justin Osofsky shkruan se përmbajtjet me interes publik do të jenë në dispozicion dhe nuk do të hiqen edhe në rastin kur ato shkelin rregullat e rrjetit social.

Përndryshe, Facebook-u ndalon që në profilet e përdoruesve të ketë kërcënime, dhunë seksuale, promovimin e vetë-lëndimit, organizatat terroriste, gjuhën e urrejtjes racore, etnike, kombëtare, fetare dhe orientimin seksual, pornografinë dhe të ngjashme.

Kompania tha se rastet e raportuara do të shqyrtohen në aspektin e kontekstit. Për shembull, në rastet e dhunës dhe të shkeljeve të drejtave të njeriut do të shikohet nëse përmbajtja është postuar nga arsye sadiste apo për shkak të rritjes së ndërgjegjësimit në lidhje me këto tema.

Ky reagim i udhëheqjes së Facebook-ut erdhi pasi muajin e kaluar gazeta norvegjeze “Aftenposten”, me tekst në Facebook publikoi foton e famshme botërore të vajzës së zhveshur e cila ikte nga bombat napalm në Vietnam.

Menjëherë pas shpalljes, Facebook i ka dërguar gazetës norvegjeze mail me paralajmërim që “postimi me fotografinë fyese të fshihet”, dhe pastaj e ka fshirë përmes softuerit.

“Incidenti” bëri jehonë në Norvegji, por edhe në opinionin botëror, ndërsa më pas foton e njejtë në profilin e saj e vendosi kryeministrja norvegjeze Erna Solberg duke i dërguar një mesazh themeluesit Mark Zuckerberg se po bënë “censurë” dhe “po abuzon me pushtetin e tij”.

Në shenjë solidaritet, mijëra norvegjezë dhe zyrtarë të lartë të vendit publikuan fotografinë e njëjtë.

Sheryl Sandber, kryeshefja operative e Facebook-ut, i kërkoi falje kryemistres norvegjeze Solberg. Ajo tha se algoritmi kompjuterik vështirë bënë dallim në mes të fotografive të zakonshme të fëmijëve të zhveshur në fotografive dokumentare të fëmijëve lakuriq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button