Zaev: Do ta zvogëlojmë pabarazinë, ndërsa më të rrezikuarit do t’i lirojmë nga tatimet publike

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev në fjalimin  e sotëm me rastin e Ditës së Kombeve të Bashkuara, tha se do ta zvogëlojnë pabarazinë, ata që kanë më pakë të paguajnë më pakë për shërbimet publike, ndërsa më të rrezikuarit do t’i lirojnë nga tatimet publike.

“Do ta fitojmë urinë dhe njerëzit do t’i nxjerrim nga varfëria. Të gjitha paratë do t’i orientojmë drejt qytetarëve. Fuqishëm do t’i mbështesim ndërmarrjet publike që të hapin vende të reja pune dhe t’u sigurojnë punë të denjë të punësuarve. Qëllimi që e nënvizuam është pagë e denjë mesatare prej 30.000 denarëve. Do ta arrijmë me rritje ekonomike në vend. Me mundësi për hapje të firmave vendore, përmes start ap qendrave me hapësirë afariste falas, me 1 euro kapital themelues – secili me ide të mirë të mund të punojë dhe  t’u ndihmojë edhe të tjerëve të punojnë”, tha Zaev.

Theksoi se për shëndet të mirë do të mundësojnë shëndet publik i qasshëm për të gjithë dhe trajtim spitalor falas për të gjithë. Për arsim që mëson, theksoi, do ta ulë numrin e lëndëve dhe do të siguroj mësim cilësor.

“Gazin do ta sjellim në të gjitha qytetet në Maqedoni, për mjedis të pastër jetësor. Qindra milionë euro do të orientojmë drejt kopshteve, shkollave, spitaleve, rrugëve. Kishim sukses në Strumicë, do të kemi edhe në Maqedoni. Republika e Maqeodnisë është anëtare e Kombeve të Bashkuara dhe ju bind se do të jetë pjesë nga zhvillimi global”, shtoi Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button