Kosovën nuk do ta njohim kurrë, Rusinë e duam shumë, thotë Nikoliq

Kryetari i Serbisë Tomislav Nikoliq ka vazhduar fjalët urrejtëse ndaj Kosovës dhe fjalët e dashurisë ndaj Rusisë, transmeton Koha.net.

Kryetari serb është takuar sot me shefin e rit të OSBE-së në Serbi Andreo Oricio.

“Serbia është e përcaktuar të vazhdojë rrugën e eurointegrimeve dhe do të vazhdojmë të punojmë për këtë, por nuk do të ishte mirë që kushdo ta kushtëzojë këtë me njohjen e pavarësisë Kosovës , sepse këtë nuk do ta pranojmë kurrë”, citon gazeta e Beogradit “Blic” të ketë thënë Nikoliq.

Ai ka shfaqur shpresën se shumë shpejt do të ndodhë normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Bashkimit Europian dhe Federatës Ruse, “sepse për Serbinë është e paimagjinueshme që të heqë dorë nga lidhjet e fuqishme që tradicionalisht i kultivon me Rusinë”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button