Deri sot për votim në KSHZ janë paraqitur 540 qytetarë të Maqedonisë nga vendet e huaja

Përfundimisht me ditën e sotme deri në ora 14, gjithsej 540 qytetarë të Republikës së Maqedonisë, të cilët janë në punë ose qëndrim të përkohëshm në vendet e huaja e kanë shfrytëzuar mundësinë për paraqitje përmes aplikacionit elektronik në ueb faqen e Komisionit shtetëror zgjedhor (KSHZ) për votim për zgjedhjet e ardhshme të parakohshme.

Siç kumtoi KSHZ-ja, gjithsej 217 paraqitje janë pranuar, 19 janë refuzuar, ndërsa 304 paraqitje janë në fazë të përpunimit.

Komisioni shtetëror zgjedhor u bën thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, të cilët janë në punë ose qëndrim të përkohshëm jashtë vendit të paraqiten për votim për zgjedhjet e ardhshme. Paraqitja mund të kryhet përmes aplikacionit elektronik të vendosur në ueb faqen e  Komisionit shtetëror zgjedhorhttps://dijaspora.sec.mk.

Paraqitja në përfaqësitë diplomatike-konsullare, respektivisht në zyrat konsullare, do të zgjatë deri më 11 nëntor të vitit 2016.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button