U morën peng nga piratët në Somali, mbijetuan me minj

Një grup marinarësh që u mbajtën peng nga piratët somalezë për 5 vite treguan se mundën që të mbijetonin edhe dukë ngrënë minj, transmeton TCH.

Një prej marinarëve, filipinasi Arnel Balbero foli për BBC-në dhe tregoi se piratët i jepnin vetëm sasi të vogla uji dhe se në fund të kalvarit të tyre u dukej vetja si “zombie”.

26 marinarët u morën peng në anijen e tyre në vitin 2012 dhe më pas u dërguan në Somali. Mediat raportojnë se ata u liruan të shtunën, pasi u pagua haraçi që kërkonin piratët.

Marinarët ishin nga Kina, Filipinet, Kamboxha, Indonezia, Vietnami dhe Taivani. Fillimisht ata ishin 29 marinarë, por një prej tyre vdiq gjatë pengmarrjes dhe dy të tjerë nga sëmundjet, ndërsa ishin në duart e piratëve.

Në intervistën e tij për BBC-në, marinari filipinas Balbero tregoi se, pasi u larguan nga anija e tyre që u mbyt, piratët i mbajtën në një kamp, ku as që shqetësoheshin për ushqimin e tyre. Balbero tregoi se detyroheshin që të kapnin minj, që më pas i gatuanin vetë.

Ai tha se ishte shumë i lumtur që më në fund u lirua, por pas 5 vitesh burgosje dhe vuatjesh pranoi se do të ishte e vështirë të ambientohej me jetën e re dhe t’ia niste nga fillimi. Grupi i marinarëve të liruar mendohet se është një nga të fundit në duart e piratëve somalezë, pas një vale rrëmbimesh që nisën në mes të viteve 2000.

Pirateria, kryesisht në brigjet e Somalisë, është reduktuar shumë gjatë viteve të fundit, pjesërisht pas patrullimeve të shumta ndërkombëtare në zonat më problematike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button