Në Greqi janë konfiskuar 174 kilogramë drogë!

Policia greke zbuloi dhe i konfiskoi 174 kilogramë hashash në një automjet të drejtuar prej një shqiptari 44-vjeçar, publikoi sot edicioni elektronik i gazetës greke “Etnos”.

Automjeti është ndaluar dje në afërsi të kufirit greko-shqiptar. Hashashi është sistemuar në 90 paketa.

Drejtuesi është arrestuar, ndërsa automjeti është konfiskuar.

Policia greke në fillim të muajit zbuloi dhe konfiskoi 250 kilogramë hashash.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button