Veseli: S’bëhet nami nëse shkojmë në zgjedhje me marrëveshje pozitë-opozitë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë i pyetur për deklaratat e tij për zgjedhje të mundshme ka përsërirutur se nuk bëhet nami nëse shkohet në zgjedhje të parakohshme me marrëveshje politike mes pozitës dhe opozitës.

Ai ka fajësuar përsëri opozitën se po mban qëndrime të ngurta për interesa politike derisa sipas tij, nëse nuk ka marrëveshje politike për të shkuar në zgjedhje, atëherë nuk dihet çfarë do të bëhet pas zgjedhjeve, njofton Klan Kosova.

Ndërkohë kryetari i grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri ka thënë se koalicioni aktual është stabil dhe se po punon shumë në kushtet çfarë është duke punuar.

Ndërsa Pal Lekaj nbga AKK ka thënë se sa më parë që shkohet në zgjedhje është më mirë për interesat e qytetarëve sepse sipas tij, kjo Qeveri nuk ka për qëllim të mirën e qytetarëve.

“Pro” kësaj ka dal edhe Nisma për Kosovë duke e konfirmuar këtë deputeti Haxhi Shala.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button