Miniera Sasa planifikon të jep bursa për studentët e Fakultetit të Xehtarisë

Miniera Sasa planifikon të përpilojë program afatgjatë për dhënie të bursave studentëve, të cilët arsimin e tyre do ta vazhdojnë në fakultetin e Xehetarisë, pas ç’ka do të kthehen në punë në minierën në Makedonska Kamenicës.

Dhënia e bursave kuadrove të reja profesioniste, siç theksoi Maksim Prohoirov, drejtor për zhvillim dhe investime në minierën “Sasa”, do të jetë me qëllim që të stimulohen të rinjt të regjistrohen në drejtimet e xehetarisë, nga njëra anë, ndërsa nga tjetra, ky është investim në ardhmërinë e minierës dhe ndërtimin e kuadrove cilësore.

Miniera Sasa ka përvojë me dhënien e bursave kuadrove të reja. Për momentin me bursën nga miniera “Sasa” në qytetin rus Ekaterinburg në Fakultetin e Xehetarisë, studiojnë katër studentë nga Maqedonia, tre nga Makedonska Kamenica dhe një nga Shkupi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button